Një sherr mes 2 vëllezërve dhe një 34-vjeçari në Vorë ka përfunduar deri në përdorimin e armëve, pistoletë dhe thikë, me 2 të plagosur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, në Vorë.
Mësohet se 34-vjeçari Ergest Hoxha ka plagosur me thikë në krah një 24-vjeçar i identifikuar si Kid Muzhaqi. Në mbrojtje të këtij të fundit është futur vëllai, oficer ushtrie, Ermal Muzhaqi i cili e ka plagosur më pas 34-vjeçarin me armën e shërbimit.
Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, e ndërsa oficeri i ushtrisë është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit.
“Vorë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H., 34 vjeç, ka plagosur me thikë në krah shtetasin K. M., 24 vjeç, banues në Vorë, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. M., 27 vjeç, (vëllezër).
Në këto momente, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M., (oficer ushtrie), ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur shtetasin E. H.
Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi E. M., është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)