Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është gati plani për ndërtimin e një muzeu Arbëresh në vendin tonë. Në fjalën e tij në seancën plenare dhe ndarjen e çmimeve “Shqiponja e Artë” në ditën Arbëreshe, Rama tha se ky muze do të jetë në kalanë e Skënderbeut.
“Lindi edhe ideja e muzeut arbëreshë në Shqipëri. I kemi gjetur edhe vendit dhe ku tjetër përveç se në Kalanë e Skënderbeut. Dhe janë një sërë ideshë të tjera që nuk do ju marrë kohë, deri te ato që i japin jetë kësaj marrëdhënie në nivele të ndryshme njerëzore, që nga ditët e verës kemi bërë një ditë të parë të verërave duke çuar disa nga prodhuesit e verave tonë në Arbëri dhe për këtë do të ndërtojmë një kalendar. Deri te programi i marrjes së fëmijëve nga komunat arbëreshe në bashkitë tona dhe e kundërta, në mënyrë që t’i japim jetë krijimit të një shtrese të re marrëdhëniesh mes fëmijëve që njohin njëri-tjetrin dhe njohin historinë e tyre të përbashkët, përmes kontaktit të drejtpërdrejtë”, tha Rama.
Kjo deklaratë u bë Samiti i i 3-të i Diasporës në Ditën Arbëreshe, ku u nderuan me çmime personalitete të njohur anë fusha të ndryshme. (A2 Televizion)