Sylvinho është i pari jo shqiptar që merr çmimin “Shqiponja e Artë”. Çmimi iu dorëzua nga kryeministri Edi Rama në ditën e Arbëreshëve. Rama tha se ia dha këtë çmim trajnerit të kombëtares për shkak se ai është “një shqiptar që po lind së shpejti”.
“Kjo është shqiponja e artë që është destinuar nga shqiptarët e veçantë, shqiptarët janë të gjithë të special, por që janë specialët e specialëve, dhe ti je i pari jo shqiptar që merr këtë çmim, por jo sepse ti ke bërë atë që ke bërë, por sepse ti je një shqiptar që po lind. Shumë shpejt, do të pranon nacionalitetin shqiptar”, tha Rama.
Në ceremoninë e dhënies së çmimit nuk munguan batutat.
Trajneri Sylvinho: Mirëmbrëma, shumë faleminderit
Edi Rama: Këtë e ke thënë si një arbëresh
Këtë çmim, Sylvinho ia dedikoi pa dyshim lojtarëve kuqezinj, ku tha se pa ta nuk do të ishte aty ku është sot.
"Dua të falënderoj të gjithë lojtarët, stafin, pa lojtarët nuk do ishte e mundur që të marr këtë çmim që për mua është një nder i madh", tha trajneri. (A2 Televizion)