Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Aeroporti i katërt në vend, Rama tregon kur nis gara për ndërtimin e tij

Nga A2 CNN
13 Janar 2024, 08:09 | Aktualitet

Aeroporti i katërt në vend, Rama tregon kur nis gara për

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit në Facebook, pamje nga fusha e vjetër ajrore e Gjirokastrës, ku do të ndërtohet edhe aeroporti i ri. Sipas kreut të qeverisë gara për ndërtimin e tij do të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga fusha e vjetër ajrore e Gjirokastrës, ku në bazë të studimeve të kryera me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare në zonën Sarandë-Gjirokastër, do të ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut, gara për të cilin pritet të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se disa ditë më parë qeveria mori vendimin për të ndërtuar aeroportin e katërt të vendit në Gjirokastër, me synimin për t’i shërbyer të gjithë zonës së jugut dhe Sarandës e Ksamilit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli