Analiza vjetore e Gjykatës Kushtetuese, Zaçaj: Buxheti i pamjaftueshëm, por jemi përmirësuar në disa drejtime

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2024, 10:25 | Aktualitet

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka dalë këtë të hënë në një deklaratë për mediat, ku ka bërë përmbledhjen e punës së institucionit që ajo drejton për vitin që lamë pas.

Sipas Zaçajt, gjatë vitit 2023 ka pasur një dyfishim të kërkesave dhe vendimeve të marra nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa shtoi se aktualisht nuk ka çështje stok, të prapambetura.

“Pavarësisht ngarkesë së çështjeve, gjykata ka bërë përpjekje të vazhdueshme edhe për përmbushjen e objektivave të saj, me qëllim dhënien e një drejtësia funksionale. Edhe pse në kushtet e një buxheti të pamjaftueshëm për nevojat e saj, gjykata ndërmori nisma konkrete për përmirësimin e veprimtarisë funksionale në disa drejtime. Media është një nga partnerët tanë kryesorë për shpërndarjen e informacioneve, me qëllim që qytetarët t’i marrin ato në kohë. Gjithashtu ka filluar transmetimi live i të gjitha seancave publike nëpërmjet platformës Youtube. Është hapur gjithashtu llogari e gjykatës në Facebook, krahas asaj në Linkedin, dhe është duke u punuar për faqen e re të internetit, me qëllim që të jetë një faqe lehtësisht e përdorshme.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e saj znj. Zaçaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos