Manastiri i Ardenicës, apel për ruajtjen e trashëgimisë 10-shekullore

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
4 Shkurt 2024, 14:56 | Aktualitet

Manastiri i Ardenicës një nga monumentet fetare, kulturore dhe historike mbi 1 mijë vjeçare, me mjaft vlera për gjithë vendin, është arsyeja që shumë vizitorë vendas dhe të huaj e vizitojnë Myzeqenë, vendin ku mbi një kodër ndodhet ky manastir.

Prej disamuajsh, ana jugore e këtij manastiri është në rrezik shembjeje, për shkak të rrëshqitjes së tokës dhe terrenit të thepisur që ndodhet në atë anë.

Prifti i kishës së këtij manastiri tregon për nevojën që ka ky objekt për të ndërhyrë, përpara se të shembet një pjesë e tij.

Përveç vlerave religjioze, arkitentonike, ky manastir sipas gojëdhënave, mbart edhe vlera historike kombëtare. Edhe banorë të zonës që e frekuentojnë shpesh manastirin kërkojnë që ndërhyhet sa më shpejt.

Manastiri i Ardenicës është pjesë e guidave turistike nga shumë agjenci, të cilat joshin turistët e huaj për të vizituar vendin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos