Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e kalasë në Vlorë, për shkak të rënies së gurëve nga një shkëmb në zonë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në dy banesa, të cilat tashmë janë jashtë funksionit. Banorët e prekur raportojnë se gurët dhe balta kanë hyrë brenda, duke krijuar kushte të papërshtatshme për jetesë, raporton gazetarja e A2 CNN Jerola Ziaj.
Dëshmitarët e ngjarjes tregojnë se në momentin e rënies, ata dolën jashtë për siguri dhe kërkuan ndihmë nga institucionet, por deri tani nuk kanë marrë asnjë reagim. Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente dhe mbështetje nga autoritetet
(A2 Televizion)