Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po punohet për largimin e ujit nga banesat

Nga A2 CNN
5 Tetor 2024, 10:35 | Aktualitet

Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po punohet për

Situata në qytetin e Vlorës është përmirësuar. Kjo është konfirmuar nga Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, sipas të cilit strukturat e emergjencave civile janë në terren që prej pasdites së djeshme, ndërsa në mbështetje të tyre janë edhe 24 efektivë të Forcave të Armatosura, me 5 mjete transporti, 3 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 2 pompa thithëse, raporton A2.

“Të gjitha strukturat e emergjencave civile vijojnë të jenë të angazhuara në terren që prej pasdites së djeshme, për të riparuar të gjitha problematikat e shkaktuara nga reshjet me intensitet të lartë. Si pasojë e punës së bërë gjatë gjithë natës dhe ndërprerjes së reshjeve, situata është përmirësuar.

Aktualisht, puna e të gjitha strukturave: Bashkisë së Vlorës, UK Rajoni Vlorë, Drejtoria Vendore e Policisë, OSHEE, Prefekturës, është përqendruar në 4 kryqëzime ende të bllokuara në qytetin e Vlorës, i cili u prek më shumë nga situata e keqe e motit në 24 orët e fundit.

Në mbështetje të tyre janë edhe 24 efektivë të Forcave të Armatosura, me 5 mjete transporti, 3 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 2 pompa thithëse”.

Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po punohet për

Hidrovori po punon me kapacitet të plotë dhe sipas njoftimit të Ministrisë, po punohet për largimin e ujit nga blloqet e banesave në lagjet më problematike, ndërkohë që energjia elektrike është ndërprerë në zonat ku kabinat elektrike kanë prezencë uji, shkruan A2.

“Trupat në terren po punojnë për largimin e ujit në blloqet e banesave midis akseve të bllokuara: te Universiteti, rruga “Albano e Romina”, Dyqanet e reja, si dhe te Kisha Ortodokse. Prezencë uji ka dhe brenda xhamisë së qytetit. Efektivët e FA po punojnë me dy pompa për largimin e ujit nga stacioni kryesor i pompimit, ku ende vazhdon të ketë prezencë uji. Hidrovori i qytetit punon me kapacitet të plotë, duke bërë tërheqjen graduale të ujit. Është stakuar energjia elektrike në disa blloqe banesash të qytetit, kryesisht aty ku kabinat elektrike kanë prani uji. Situata vazhdon të ndiqet në terren nga autoritetet vendore dhe Drejtori i Gatishmërisë dhe Veprimeve Operacionale në AKMC”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos