“Blackout në Shqipëri”, Balluku: Jemi në një situatë kritike, e njëjta gjë ndodhi në Kroaci dhe Mal të Zi

Nga A2 CNN
21 Qershor 2024, 15:35 | Aktualitet

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme në lidhje me ndërprerjen e energjisë në të gjithë vendin në orët e mesditës.

Balluku deklaroi se kjo situatë u krijua si pasojë e një avarie në linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Greqi, flukseve të mëdha në rrjet dhe temperaturave tepër të larta.

Ministrja shtoi se situata u normalizua në një kohë të shkurtër, por rreziku për përsëritje mbetet i lartë.

“Dua t’ju informoj për situatën kritike që jemi përballur sa i përket sistemit të transmetimit të energjisë elektrike. Duke nisur nga linja e interkonjeksionit Shqipëri-Greqi, e cila ka pasur një avari dhe më pas në efekt kaskadë i gjithë vendi, kemi pasur shkëputje të energjisë në gjithë Shqipërinë. E njëjta situatë ka ndodhur në Malin e Zi dhe Kroaci. Volumet e mëdha në sistemet e transmetimit dhe temperaturat kanë krijuar këtë avari. Nga puna e mirë që është bërë në terren kemi rikuperuar shpërndarjen e energjisë për 30 minuta. Jemi në rrezikshmëri pasi volumet e transmetimit janë të mëdha në linjat e interkonjeksionit”, tha Balluku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos