Siguria në maksimum, çanta e gazetarit të A2 CNN alarmon policinë gjatë transmetimit live

Nga A2 CNN
20 Qershor 2024, 18:48 | Aktualitet

Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë një transmetimi live të gazetarit të A2 CNN, Erald Kodheli në Gjermani, për EURO 2024.

Ai, së bashku me operatorin, gjatë live kishin lënë çantat e shpinës në tokë, mirëpo kjo duket se ka alarmuar policinë.

Ato janë afruar për të parë nga afër çantën, por më pas kolegu i ka njoftuar se ishin çantat e tyre dhe që i kanë lënë aty për lehtësi gjatë transmetimit live. Atyre i është kërkuar për ta lëvizur sa më shpejt të jetë e mundur, duke treguar se masat e sigurisë janë shumë të larta.

Shqipëria ndeshjen e radhës e ka me Spanjën dhe tani tifozët janë zhvendosur Düsseldorf. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos