Po pastronte pusin, por bie brenda, humb jetën 66-vjeçari në Durrës

Nga A2 CNN
19 Qershor 2024, 21:45 | Aktualitet

Po pastronte pusin, por bie brenda, humb jetën 66-vjeçari në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një 66-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në pusin e shtëpisë së tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, në Hamallaj, Durrës. Mësohet se O. P., 66 vjeç ka qenë duke pastruar pusin, ku ka rënë në brendësi të saj, e për pasojë ka humbur jetën.

“Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 20:15, në Hamallaj, Durrës, shtetasi O. P., 66 vjeç,  duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi të pusit dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024