Duhej t’i shërbente dy bashkive, spitali i Delvinës pa mjekë dhe i rrënuar

Nga Rigels Malile
20 Maj 2024, 15:07 | Aktualitet

I llogaritur që t'u shërbejë shëndetit të banorëve të dy bashkive, Delvinës dhe Finiqit, spitali bashkiak “Ismet Shushi” në Delvinë, duket se nuk po arrin dot të mbajë as veten.

Investimet në infrastrukturë nuk kanë nevojë për koment, pasi janë të dukshme se në çfarë gjendje janë.

Ndërsa posterat sensibilizues për pacientët krijojnë një kontrast absurd mes asaj që këshillojnë dhe gjendjes së ambienteve të brendshme të spitalit ku janë vendosur.

Situata pranohet edhe nga vetë drejtori i këtij spitali, i cili me sa duket është kthyer thjesht në një qendër që jep ndihmën e parë, duke angazhuar edhe mjekët e familjes.

Nëse investimet do të mungojnë edhe në vazhdim, atëherë nuk do të jetë e largët dita që ky spital do të njihet vetëm si godinë, pasi shërbim në ndihmë të shëndetit të banorëve nuk do të mund të ofrojë më. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos