Dumani rendit zyrtarët e arrestuar, një tjetër kryebashkiake përfundon në SPAK

Nga A2 CNN
22 Maj 2024, 11:11 | Aktualitet

Dumani rendit zyrtarët e arrestuar, një tjetër kryebashkiake

Ndërsa kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani, po raporton para deputetëve të komisionit të ligjeve dhe sigurisë kombëtare për punën vjetore të institucionit që ai drejton, një tjetër kryebashkiake përfundon në SPAK.

Bëhet fjalë për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Nuk dihet ende se për çfarë është thirrur kryebashkiakja në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Kujtojmë se një vit më parë, Majlinda Bufi është kallëzuar në SPAK nga disa banorë të Roskovecit për abuzim me një tender rruge dhe për një tender shkolle.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos