Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Ekstradohen nga Franca, ish-drejtori i Kadastrës së Kurbinit dhe një ish-polic nga Vlora

Nga A2 CNN
31 Janar 2024, 14:30 | Aktualitet

Dy shtetas shqiptarë të arrestuar nga policia franceze janë ekstraduar këtë të mërkurë në Shqipëri, falë bashkëpunimit mes zyrave të Interpolit në Tiranë dhe Lion.

Njëri prej tyre është ish-drejtori i Kadastrës së Kurbinit, i dënuar me 5 vjet burg për shpërdorim detyre.

Kastriot Piroli, 52 vjeç, banues në Kurbin, ish-drejtor i Zyrës së Kadastrës Kurbin. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Lezhë kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

I dyti është një ish-polic i komisariatit të Himarës që akuzohet për favorizim të grupeve kriminale në kultivimin dhe shitjen e narkotikëve.

I. J., 42 vjeç, banues në Vlorë, ish-punonjës policie. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Vlorë ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Vlorës, me vendimin e datës 13.12.2020, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ky shtetas akuzohet se gjatë kohës që ka qenë SPZ në njësinë administrative Horë, bashkia Himarë, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka favorizuar shtetas të ndryshëm që ushtronin veprimtarinë kriminale të kultivimit të narkotikëve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli