Flamuj kuqezi, këngë patriotike dhe dhjetëra makina kanë bllokuar disa nga rrugët kryesore të Londrës, mbrëmjen e kaluar, për shkak të qindra shqiptarëve që kishin dalë të organizuar për të festuar 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Por duket se autoriteteve britanike nuk iu ka pëlqyer ky organizim, kjo edhe për shkak të zhurmave të mëdha të shkaktuara nga fishekzjarrët dhe boritë e makinave luksoze.
Policia Metropolitane konfirmoi se janë arrestuar disa prej shqiptarëve, të cilët kishin refuzuar më herët urdhrin e tyre për të liruar sheshin dhe rrugët.
Sipas autoriteteve, ata akuzohen për prishje të qetësisë publike dhe bllokim të paligjshëm të rrugëve.
Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë qytetarët shqiptarë teksa festojnë një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së kombit.
(A2 Televizion)