KLP me dy përfaqësues te komisioni “Xhafaj”, KLGJ refuzon

Nga A2 CNN
4 Tetor 2024, 15:26 | Aktualitet

KLP me dy përfaqësues te komisioni “Xhafaj”, KLGJ refuzon

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se do të marrë pjesë me dy përfaqësues në Komisionin e Posaçëm.

Më herët, Gjykata Kushtetuese, SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme refuzuan pjesëmarrjen, por u shprehën të gatshme për të dhënë ndihmë ligjore, shkruan A2.

“Nisur nga zhvillimet e fundit dhe interesimin e media në lidhje me qëndrimin e KLP-së mbi Komisionin e Posaçëm, ju njoftoj se gjatë mbledhjes se dt. 16.08.2024, është diskutuar për përfaqësimin e institucionit në këtë komision.

Siç jeni njohur edhe me njoftimin zyrtar të kësaj mbledhjeje, është diskutuar parimisht, më pas gjatë ditës së hënë, në mbledhje informale është dakordësuar për t'u përfaqësua e me 2 emra; znj. Arta Mandro, anëtare jo prokurore dhe Vate Staka anëtar prokuror”.

Ndërkohë, KLGJ nuk do të dërgojë përfaqësues te ky komision, por thotë se është e hapur të japë opinione si dhe ka përcaktuar një pikë kontakti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos