Kreu i ILD-së te “Ligjet”: Nuk kam asnjë ndjesi intimidimi nga politika, kjo është puna e saj

Nga A2 CNN
23 Maj 2024, 11:59 | Aktualitet

Kreu i ILD-së te “Ligjet”: Nuk kam asnjë ndjesi intimidimi

Pavarësia e gjyqësorit është shndërruar në fokusin kryesor të retorikës politike! Pas deklaratës së kreut të SPAK, Altin Dumani, edhe kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani tha se nuk intimidohet aspak nga politika.

“Nuk kam asnjë ndjesi intimidimi nga politika, sepse roli i politikës është që të sjellin shqetësimet e qytetarëve për reformat që kam marrë vetë dhe për këtë arsye i kam kërkuar Komisionit të Ligjeve, që marrëdhënia jonë duhet të jetë më permanente, jo të vij 1 herë në vit këtu”, tha kreu i ILD.

Ai shtoi se ILD nuk duhet të shihet si mjet shantazhi për magjistratët dhe për të ky është thelbi i filozofisë së punës së tyre. Gjithashtu, në fjalën e tij të Komisioneve i Ligjeve, Metani tha se Kuvendi duhet të luajë një rol më të rëndësishëm në konsolidimin e Reformës në Drejtësi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024