Paketa e përbashkët turistike e premtuar prej vitesh për juglindjen e vendit dhe që synonte të mbante më gjatë dhe të rriste numrin e vizitorëve në të gjithë zonat turistike të juglindjes, edhe këtë sezon nuk do të jetë gati.
Drejtuesit lokalë të bashkive dhe prefekturës së Korçës, vijojnë të premtojnë dhe shpresojnë që këtë paketë të përbashkët ta realizojnë sa më shpejt.
Ndryshe me dy drejtuesit e mëparshëm, nënkryetarja e bashkisë së Korçës, shprehet se kjo bashki e ka gati paketën, por se mungon angazhimi i operatorëve turistikë.
Por krejt ndryshe mendon një nga përfaqësuesit e tur-operatorëve turistikë të jugut dhe njëkohësisht edhe shoqërisë civile.
Mes këtij moskoordinimi mbetet vetëm shpresa që ndoshta sezonin e ardhshëm, juglindja do të ketë paketën e përbashkët turistike. (A2 Televizion)