Gjykata Kushtetuese i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët. Vendimi është arritur me shumicë votash, jo në unanimitet.
Marrëveshja e firmosur mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për strehimin e një numri refugjatësh në Lezhë, u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga 30 deputetë të opozitës, mes të cilëve Sali Berisha e Gazment Bardhi, të cilët pretendojnë se marrëveshja Rama-Meloni shkel Kushtetutën.
Vetëm disa ditë më parë, Dhoma e deputetëve të Parlamentit italian miratoi me 155 vota pro dhe 115 kundër (2 abstenime) projektligjin për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Siç raportuan mediat në vend, marrëveshja hyn në fuqi në datën e rënë dakord mes palëve dhe mbetet në fuqi për 5 vite me mundësi rinovimi në heshtje, përveç rastit kur njëra prej palëve nuk e dëshiron më një gjë të tillë.
Brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, krediton 16.5 milionë euro si paradhënie të një shume të madhe të rimbursimeve që lidhen me vitin e parë të aplikimit. Më pas, pala shqiptare do t’i komunikojë palës italiane shumën e shpenzimeve të kryera në semestrin e kaluar.
Në mënyrë të veçantë, ligji autorizon shpenzime për vitin 2024 që synojnë krijimin e strukturave dhe pajisjeve instrumentale të nevojshme, që arrijnë në rreth 47.7 milionë euro. Është krijuar një fond me një fond prej 89.1 milionë euro për këtë vit dhe 118.5 milionë euro për secilin nga vitet 2025-2028.
Kujtojmë që më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve.
Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër. (A2 Televizion)