Pylli i fazanëve në Maliq po kthehet në një nga vendet me te vizituara nga turistët vendas dhe të huaj. Falë këtij destinacioni turistik e natyror edhe Maliqi ka hyrën në hartën e bashkive turistike duke shënuar vit pas viti rritje të numrit të vizitorëve ditorë.
Interesi i madh për të vizituar Pyllin e Fazanëve vjen për shkak të pranisë të kafeshëve të egra dhe të buta apo shpendëve në këtë pyll.
Sipas përgjegjësit të kësaj hapësirë Niko Demollari gjatë viteve të fundit është treguar kujdes për shtimin e sorkadheve dhe fazanëve por edhe kafshëve të tjera përfshi dhe ato të egra.
Demollari thotë se javën e fundit ka pasur vizitore të cilët janë ndjerë mire me drerët që lëvizin nëpër dëborë.
Krahas kësaj ata të cilët parapëlqejnë më shumë këtë zonë natyrore janë fëmijët që ambientohen me kafshët, me pamjet e rralla që ofrohen dhe i ushqejnë ato.
Pylli i fazanëve në Maliq ka një sipërfaqe prej 50 hektarësh dhe brenda tij ndodhen drerë, fazanë, lepuj e deri tek kafshët e shpendë të tjera të egra. (A2 Televizion)