4 pika të panegociueshme, blegtorët e jugut nuk ndalen, përshkallëzojnë protestat

Nga A2 CNN
26 Janar 2024, 16:02 | Aktualitet

Blegtorët e jugut kanë përshkallëzuar protestën e tyre duke bllokuar sërish urën e Kardhiqit nw aksin Tepelenë-Sarandë. Ata kanë derdhur qumësht në rrugë në shenjë simbolike për përbuzjen e mundit të tyre dhe indiferencën e shtetit.

Gjatë protestës së radhës blegtorët e jugut kanë parashtruar edhe katër kërkesat e tyre, të cilat janë të panegociueshme duke kërkuar nga ministria e linjës plotësimin e tyre.

Ata kanë shprehur se protesta e tyre do të jenë të pandalshme dhe të përshkallëzuara më tej në rast të mosplotësimit të kërkesave jetike për punën e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos