Kukësi “pushtohet” nga mjegulla! Situata shqetësuese në rrugën e Kombit! "Vishet" Liqeni i Fierzës

Nga Ervin Mehmeti
26 Janar 2024, 09:30 | Aktualitet

Në qytetin e Kukësit, mjegulla është pamja me të cilën janë zgjuar banorët, mëngjesin e së premtes. Mjegulla ka zvogëluar fushëpamjen e për pasojë edhe lëvizjen e qytetarëve në kalimin e rrugëve, por edhe drejtuesve të automjeteve.

Situata më shqetësuese është në Rrugën e Kombit, aty ku dendësia e mjegullës bëhet edhe më e madhe, ndërsa qindra shoferë që kalojnë në këtë rrugë e kanë të vështirë të drejtojnë mjetin. Nga Tuneli i Kalimashit, deri në Morinë e më pas në Prizren, Rruga e Kombit është e gjitha e mbuluar.

Fenomeni i mjegullës së dendur në Kukës, në këtë periudhë, ka të bëjë edhe me liqenin e Fierzës dhe kondensimin e avujve që dalin pikërisht nga ujëmbledhësi më i madh në vend. Autoritetet bëjnë apel që të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes në orët me mjegull të dendur.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos