Vendimi i Gjykatës së Posaçme për lënien në fuqi të masës së sigurisë “arrest në shtëpi” për Sali Berishën për Partinë Demokratike të Rithemelimit konsiderohet si i motivuar politikisht. zëdhënësja e Rithemelimit Floriana Garo e quan mbajtje peng të liderit të opozitës. Garo shtoi se vendimi i Apelit nuk është i bazuar në ligj .
“Vendimi i Gjykatës së Apelit, duke lënë në fuqi shkeljen e Kushtetutës dhe konfliktin e interesit të gjyqtares Irena Gjoka, është një rekord tjetër i zi i sistemit të drejtësisë. Dumani, Kraja, Millonai kanë shkelur Kushtetutën dhe Konventën europiane të të Drejtave të Njeriut, duke kërkuar me urdhër politik, pa asnjë bazë ligjore heqje lirie për deputetin Sali Berisha, pa kaluar më parë nga Kuvendi. Partia Demokratike e kundërshton këtë vendim si të pabazuar në ligj, të pambështetur në fakte, të larguar nga drejtësia dhe të mbushur me barutin e një porosie politike. Partia Demokratike denoncon kepërdorimin e gjyqtarëvesi Gjoka dhe Olldashi dhe SPAK-ut të partisë nga Edi Rama, në luftë kundër opozitës dhe pluralizmit politik në Shqipëri. Çdo pasojë, çdo dalje nga kornizat e paqes sociale, çdo hap që opozita do të hedhë, vjen pasi ajo është e detyruar dhe i duhet të bëjë detyrën publike që ia kanë ngarkuar mbi 600 mijë shqiptarë në zgjedhjet e fundit. Aksioni opozitar do të kërkojë rrugë të tjera përveç manifestimeve te “Rruga e shpresës”. (A2 Televizion)