Dumani: Po thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë, përtej emrit dhe pushtetit të individëve

Nga A2 CNN
25 Janar 2024, 11:00 | Aktualitet

Pas akuzave të njëpasnjëshme që janë artikuluar kryesisht nga opozita e drejtuar nga Sali Berisha, kreu i SPAK, Altin Dumani, është shprehur i bindur se puna e prokurorëve po jep rezultate. Në një takim informal që ka pasur në Shkodër, Dumani tha se SPAK po i jep fund pandëshkueshmërisë dhe po shkon përtej emrave apo pushtetit që kanë pasur disa individë.

“Kemi kapacitet për t’u përballur me grupet e strukturuara kriminale, kemi dhëne prova. Ne çdo ditë hetojmë, marrim persona në hetim. Ne po tentojmë të thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë. Është e lodhshme, e vështirë, por ne po bëjmë pavarësisht emrit apo pushtetit që kanë pasur individët. Në SPAK kemi ndryshuar filozofinë e kërkimit të provës me metoda speciale. Kemi përdorur të ardhurat nga pasuritë e konfiskuar dhe kemi investuar në teknologji”, tha Duamani.

Sa i përket akuzave për lidhje me qeverinë, Dumani tha se SPAK është një institucion krejtësisht i pavarur dhe këtë pavarësi e gëzon me fuqinë që i jep Kushtetuta.

“Ne kemi pavarësi totale të garantuar nga Kushtetuta”, përfundoi Dumani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos