Turistët spanjollë në Shqipëri, Rama rrëfen bisedën me fizioterapistin që u kujdes për të në Madrid

Nga A2 CNN
24 Janar 2024, 18:18 | Aktualitet

Turistët spanjollë në Shqipëri, Rama rrëfen

Kryeministri Edi Rama gjatë punimeve të panairit “FITUR” të Madridit, mori pjesë në një konferencë për mediat kushtuar Shqipërisë si destinacion i turizmit të qëndrueshëm.

Ai rrëfeu një prej bisedave të tij me një fizioterapist në Madrid, i cili është kujdesur dy ditët e fundit për dhimbjet e shpinës së kryeministrit dhe ka prenotuar pushimet në vendin tonë, për të treguar se spanjollët janë të tërhequr nga oferta turistike e Shqipërisë.

Ndoshta keni vënë re që kam disa probleme me shpinën. Dje mu desh të shkoja për një fizioterapi. Fizioterapisti më tha që dy ditë më parë e dashura ime prenotoi që të vinte në Shqipëri me familjen e saj dhe mua. Ndërkohë që tani unë po kujdesem për shpinën tuaj. Kjo do të kishte qenë e pamundur të imagjinohej disa vite më parë kur Shqipëria ishte e fshehur. Tanimë ka edhe më shumë kërkesa për të ardhur. Vitin e kaluar shënuam aeroportin me rritjen më të madhe në Europë, aeroportin e Tiranës, mbështetur në statistikat e Aviacionit Civil. Bazuar në statistikat e OBT-së ne jemi vendi i tretë sa i takon rritjes së turizmit në botë pas Katarit dhe Arabisë Saudite. Të tretët pa Kupën e Botës dhe pa Mekën është një gjë e shkëlqyer.(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos