Gjykata e Apelit ka liruar nga masa "arrest në burg" efektivët e policisë të burgut të Peqinit, të arrestuar pas vrasjes së Arben Lleshit. Vendimi është marrë ditën e sotme. Që do të thotë kanë lënë qelinë efektivët Kamber Hoxha, Qani Muça, Nikolin Gjonpali, Arben Dulellari, Ilir Balla, Florenc Mile, Fatos Pire, Genci Muça, Klement Haka, Erjon Çilaj, Indrit Dubali.
Arrestimi i tyre erdhi pasi të premten e 15 dhjetorit, Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i transferuar në regjimin 41b, vrau me armë zjarri të burgosurin tjetër Arben Lleshi si dhe plagosi një tjetër të dënuar, Ilir Shaqjen. (A2 Televizion)