Këtë tingull të çekanit që rreh hekurin e nxehtë tani e dëgjon gjithmonë e më rrallë në qytetet e vendit.
Në Gjirokastër, Jani Mici, cilësohet si kovaçi i fundit që po vijon ende të farkëtojë hekurin duke iu përgjigjur kërkesave të shumta të klientëve të tij.
Një jetë e tërë në këtë profesion, që është pak të thuash që e ka dashur. Mosha tani nuk e lejon të punojë si më parë, por as nuk e ka ndaluar t’u përgjigjet kërkesave të klientëve të tij edhe jashtë kufijve të vendit.
Në gjithë këto vite pune me hekurin, Jani ka mësuar të marrë jo vetëm frutet, por edhe kënaqësinë shpirtërore.
Tani që e ndjen që është ne fundin e ushtrimit të profesionit të tij, Barba Jani kujton çirakët që ka kaluar në punishten e tij modeste, por që asnjë nuk e mori këtë zanat. (A2 Televizion)