Lutje për paqe e begati, nga Shkodra në Korçë të krishterët kremtojnë lindjen e Jezusit

Nga Senad Nikshiqi
25 Dhjetor 2025, 14:21 | Aktualitet

Qindra besimtarë katolikë në Shkodër, një nga qytetet simbol të besimit katolik në vendin tonë, kanë kremtuar në mesnatë momentin më të rëndësishëm të besimit të krishterë, lindjen e Jezu Krishtit.

Arqipeshkvi Giovanni Peragine, i cili drejtoi meshën e Krishtlindjes, përcolli mesazhe shprese me rastin e lindjes së Jezu Krishtit, duke u kërkuar besimtarëve që të bëheshin shpërndarës të shpresës mes njerëzve dhe në shoqëri, shkruan A2 CNN.

Edhe në Katedralen e Korçës, qindra besimtarë ortodoksë kanë kremtuar lindjen e Krishtit. Pas meshës së posaçme, besimtarët kanë ndezur qirinj dhe janë lutur për paqe dhe begati.

Mesha për lindjen e Krishtit është mbajtur në të gjitha kishat katolike dhe ortodokse të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos