Mbi 2 mijë familje pa energji elektrike prej 12 orësh në zonën e Mokrës

Nga Artin Halili
13 Janar 2025, 19:28 | Aktualitet

Mbi 2 mijë familje pa energji elektrike prej 12 orësh në

2 mijë familje në 12 fshatra të njësisë administrative Proptisht në Mokrën e Poshtme prej më shumë se 12 orësh janë në terr. Mes temperaturave të ulëta dhe ngricave mijëra banorë nuk kanë energji si pasojë e një defekti në fidrin furnizues.

Sipas administratorit të zonës, 12 fshatrat e kësaj njësie furnizohen nga fidri i Prrenjasit nën varësinë e OSHEE Librazhd, autoritetet thonë se vazhdimisht kanë komunikuar me punonjës të OSHEE Librazhd të cilët thonë se po punojnë por 12 orë pas defektit nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje për këto familje.

Situata ka shkaktuar anomali në familje, bizneset zonës, administratën lokale, qendrat shëndetësore etj, ndërkohë që ka të moshuar të sëmurë dhe pleq të vetmuar në të gjitha fshatrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos