Çipi mund të shërbejë në akumulimin e memories dhe transferimin e saj nga një pacient në tjetrin. Kështu deklaroi në Dita Jonë eksperti IT Ermand Martenika, sipas të cilit ndërthurja e inteligjencës natyrale me atë artificiale shumë shpejt mund të sjellë këtë pritshmëri, përpos qëllimeve mjekësore.
“Njeriu po robotizohet. Ndërthurja e inteligjencës natyrale me atë artificiale shumë shpejt mund të ketë pritshmëri që çipi mund të shërbejë në akumulimin e memories dhe transferimin e memories nga një pacient në tjetrin. Rrugëtimi është i pakthyeshëm. Nëse bëjmë të mundur shfrytëzimin e çipit pas shumë vitesh që të transferojmë memorien, do të thotë keqpërdorim të inteligjencës artificiale. Në duhet ta mirëmbajmë”.
I pyetur nëse do humbasin identitet, Martenika përgjigjet: “Patjetër kjo ka filluar. Kanë filluar sisteme robotike të ngjashme. Do kem frikë se nesër mund të takoj njeri dhe ai nuk është njeri por një sistem anoid robot prototip një bionik. Nuk ka kthim pas”.
Pavarësisht të mirave dhe ndihmës ai thotë se kjo po keqpërdoret në sektorin e IT dhe ushtrisë.
“Ne po na ndihmon më së miri, por keqpërdoret në sektorin IT, në ushtri, në luftërat që ekzistojnë nuk ka luftra me njerëz, por me anë të tankeve e dronëve inteligjentë. Në 2040 mund të kemi më shumë sisteme robotike se njerëz, por më shumë sisteme robotike si në shëndetësi, industri IT".
I pyetur nëse ekziston frika që në të ardhmen të blihet inteligjenca, ai thotë se Inteligjenca artificiale nuk funksionon në mënyrë autonome, por dëmi i saj është që po na bën dembelë dhe po ul koeficientin e inteligjencës natyrale.
“Zhvillimi masiv i teknologjisë po na çorodit. Dikur jemi mësuar me logjikë organike; lapsin, librin letrën. Sot çdo gjë po digjitalizohet, fëmijët luajnë me touch, zgjidhin probleme, janë shumë përpara. Ky progres aspektin negativ që ka është që po na bën dembelë. IA po ul koeficientin e inteligjencës natyrale, po na dëmton mënyrën si logjikojmë i duam gjërat gati. IA do të menaxhohet nga ne, nuk mund të funksionojë në mënyrë autonome. Nëse nuk i japim një start point mbetet inaktive ne e menaxhojmë atë nëse e keqpërdorim është faji ynë”.
Sipas tij çipi është një mikro kontroller dhe është i rëndësishëm për të trajtuar pacientët dhe sëmundje si verbëria apo shikimi.
“Nëse një pacient ka pasur një masë tumorale në tru, dhe ka dëmtuar një zonë të caktuar të nervave ky mikrokontroll implementohet për të lidhur neuronet. Kirurgjia bëhet mes ndërthurjes së një kirurgu dhe një kirurgu robotik se është shumë e vështirë të lidhësh fijet nervore. Vetëm me anë të sistemit robotik bëhet kjo ndërthurje. Një tjetër sëmundje është verbëria që trajton deri tani jemi për qëllime mjekësore. Shikimi, verbëria dhe është diçka fitimprurëse dhe e kushtueshme është kirurgji që bëhet me sistem robotik mund të shkojë mbi 500-600 dollarë. Nëse një pacient bën rezonancë manjetike ky pacient nuk afektohet. Kjo është arritja më e madhe në teknologji”. (A2 Televizion)