Ndërtimi i hekurudhës, bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, si do të devijohet trafiku

Nga A2 CNN
4 Qershor 2026, 10:42 | Aktualitet

Ndërtimi i hekurudhës, bllokohet qarkullimi pranë Kthesës

Në kuadër të punimeve për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë–Durrës–Rinas, autoritetet kanë njoftuar masa të përkohshme për bllokimin dhe devijimin e qarkullimit të mjeteve në zonën e njohur si Rrethrrotullimi i Treshit, pranë Kthesës së Kamzës.

Kufizimet do të zbatohen gjatë periudhës 6–9 qershor 2026 dhe do të zhvillohen në disa faza, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e punimeve.

“Punimet dhe lëvizja do të kryhet sipas një grafiku me tre faza si më poshtë:

Faza 1

Bllokim total i qarkullimit nga 06.06.2026.

ora 24:00 – 07.06.2026 ora 05:00.

Mjetet që do të vijnë për në Tiranë do të kalojnë nga rruga Petrit Radovicka

Mjetet nga Tirana për tek rrethrrotullimi do të kthehen tek Kthesa e Kamzës, për të vijuar në rrugën dytësore industriale ose në autostradë në drejtim të Vorës.

Faza 2

Devijimi në korsinë ana e Tiranës.

Punimet do të kryhen gjatë 07.06.2026 ora 05:00 – 15:00 ndërkohë qarkullimi hapet pjesërisht me dy drejtime lëvizjeje (1 korsi për çdo kah).

Faza 3

Devijimi në korsinë ana e Durrësit.

Punimet do të kryhen 07.06.2026 ora 23:00– 09.06.2026 ora 10:00.

Trafiku devijohet plotësisht në anën e Durrësit, duke funksionuar me dy kahe lëvizjeje (1 korsi për secilin kah).

“Hekurudha, kontraktori i punimeve dhe Policia Rrugore kanë marrë masa për menaxhimin e trafikut. Kërkojmë mirëkuptimin e shoferëve dhe banorëve të zonës. Lutemi të respektoni sinjalistikën dhe planifikoni levizjen paraprakisht”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos