Jo vetëm universitetet janë në garë për të tërhequr studentët më të mirë, por edhe vetë të rinjtë janë në konkurrencë mes tyre.
E kur flitet për drejtësinë, e cila është në qendër të vëmendjes për reformat e saj, edhe juristët e ardhshëm duken më të angazhuar për formimin e tyre. Këtë e dëshmoi edhe konkursi mes studentëve te fakulteteve të drejtësisë publike dhe jo publike i mbajtur në Tiranë.
Për të dytin vit radhazi studio e konsulencës ligjore Frost & FireConsulting në bashkëpunim me Shoqatën Europiane të Studentëve të Drejtësisë zhvilluan konkursin mes të rinjve të drejtësisë për negociatorin më të mirë.
Negocitorja më e mirë e konkursit vinte nga një Universitet jopublik dhe që Drejtësinë e ka pasionin e saj. Ky konkurs i mbështetur nga Kompania Gener 2 synon të kthehet në traditë, e madje të zgjerojë edhe pjesëmarrjen nga universitete të rajonit dhe Europës. (A2 Televizion)