Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 0%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 0%

Pesë marrëveshje të firmosura në Turqi, Rama pret më shumë investime turke, Erdogan kërkon pastrimin nga FETO

Nga Marjo Brakaj
20 Shkurt 2024, 18:32 | Aktualitet

Falënderime e zotime të ndërsjella për të thelluar bashkëpunimin dhe pesë marrëveshje të firmosura në drejtim të mbrojtjes, mjedisit, medias e komunikimit.

Kështu mund të përmblidhet bilanci i takimit të parë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Shqipëri, të zhvilluar në Ankara.

 “Numri i turistëve nga Turqia u rrit me 30 për qind dhe shohim potencial të madh edhe në këtë aspekt. Jam i bindur që nuk mërziteni kur turistët turq nuk shkojnë në Antalia,” deklaroi Rama.

Pas Spitalit Memorial të Fierit, kryeministrin Rama u shpreh i gatshëm për të hedhur një tjetër bast me presidentin turk Erdogan.

“Volumin tregtar duhet ta ngremë në mbi i miliardë euro. Do të propozoja të vinim një bast që t’i futeshit kësaj por bastet në Turqi janë të ndaluara.”

Duke u kthyer pas në kohën e pandemisë, kryeministri Rama nuk i kurseu falënderimet e përsëritura ndaj Erdogan dhe Turqisë

“Nëse nuk do të ishte Turqia dhe nëse nuk do të ishit ju vetë personalisht, do të kishin humbur jetën shumë vetë.”

Ashtu si në thuajse çdo takim publik të mëhershëm, Erdogan e shfrytëzoi takimin me Ramën për të përsëritur thirrjen për “pastrimin” e Shqipërisë nga organizata FETO, e cila financohet nga kleriku Fetullah Gulen.

“Pjesë e agjendës tonë ishte edhe pastrimi i mbetjeve të organizatës terroriste që vazhdon aktivitete e saj me qëllim për të hedhur hije mbi marrëdhëniet tona. Ne nuk do të lejojmë që ajo t’i arrijë objektivat e saj dhe po ashtu shohim që autoritet shqiptare janë të vetëdijshme për këtë. Lufta jonë me këtë strukturë do të vazhdojë.”

Njëjtë si me Shqipërinë, Erdogan paralajmëroi marrëveshje në fushën e sigurisë edhe me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

 “Do vijojmë dialogun dhe bashkëpunimin lidhur me Ballkanin po ashtu në fushën e sigurisë së mbrojtjes dhe ushtarake këtë e tregon edhe marrëveshja që nënshkruam pak më parë."

Nga takimi mes dy qeverive, kryeministri Rama njoftoi se presidenti Erdogan nuk do të jetë i pranishëm fizikisht më 28 shkurt në “Samitin për Ukrainën “ që do të zhvillohet në Tiranë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi