Një ngjarje e rëndë është regjistruar, mesditën e kësaj të marte, në Fier, ku një 56-vjeçar ka rënë nga kati i pestë dhe ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, në lagjen "Konferenca e Pezës”. Viktima është identifikuar si F. H.
“Fier/Informacion paraprak, rreth orës 14:40, në lagjen "Konferenca e Pezës", Fier, dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të pestë të një pallati, shtetasi F. H., rreth 56 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)