Sikur të mos mjaftonte viti i kaluar me temperatura ekstreme dhe mjaft i vështirë për bletërritësit, këto të fundit tani po përballen me humbje të konsiderueshme të kolonive të bletëve si pasojë e pestës amerikane, një sëmundje që po shfaros në masë bletët.
Por, ndërkohë që sëmundja po bën kërdinë në kuptimin e plotë të fjalës mes kolonive të bletëve, zyrat vendore veterinare nuk kanë dhënë asnjë paralajmërim dhe aq më pak orientim se si duhet të veprojnë bletërritësit në mënyrë që të minimizojnë humbjet, shkruan A2.
Në Drejtorinë e Bujqësisë në Bashkinë e Fierit, përgjegjësi i zyrës ka pohuar jashtë kameras se ka informacion nga media për bletë të prekura nga sëmundja e pestës amerikane, por ka pohuar se nga afro 1600 bletarë, askush prej tyre nuk ka njoftuar se është prekur nga kjo sëmundje. (A2 Televizion)