Hidrovori i Vlorës ka qenë në kapacitet të plotë edhe stafi ka qenë në gatishmëri të plotë. Kështu deklaroi për A2 CNN Alpin Skëndaj, drejtor i Bordit të Kullimit në Vlorë. Sipas tij prurjet kanë qenë shumë të larta si asnjëherë tjetër në këtë qytet.
“Prurjet kanë qenë shumë të larta si asnjëherë tjetër. Vaska e hidrovorit është e tej e mbushur prurjet vijojnë të jenë në nivele shqetësuese. Me informacionet që kemi nga ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve ka pasur një defekt teknik sa i takon rrymës elektrike me transformatorët e furnizimit të pompave për hidrovorin tjetër, ndërsa hidrovori i qytetit është me kapacitet të plotë, vazhdon me të 4 pompat në punë”.
(A2 Televizion)