Rama anulon vizitën në Elbasan me rastin e “Ditës së Verës”

Nga Belinda Ruçaj
13 Mars 2024, 14:19 | Aktualitet

Rama anulon vizitën në Elbasan me rastin e “Ditës së

Kryeministri Rama mësohet se ka anuluar vizitën e tij nesër në qytetin e Elbasanit, në kuadër të festimeve për Ditën e Verës në këtë qytet.

Sipas burimeve të A2 CNN pranë pushtetit vendor, për kryeministrin Rama ishin planifikuar ditën e nesërme (14 mars) dy orë qëndrimi në Elbasan.

Kreu i qeverisë do të merrte pjesë në disa aktivitete të organizuara në sheshe dhe parqet e qytetit për ta mbyllur takimin në një kafe me artistët elbasanas. Ndërsa në orën 12:00 do të largohej nga qyteti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos