Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 37%
  • Modern 5%
  • I trashëguar 16%
  • Unik 42%

Homazhe për Grein, kolegët vendosin lule dhe ndezin qirinj për vrasjen e 19-vjeçarit në Fier

Nga Armend Pire
12 Mars 2024, 15:51 | Aktualitet

Marshuan përgjatë qendrës së qytetit me foton e tij në duar. Këta janë kolegët e  Grei Bihucit, 19-vjeçarit që humbi jetën të hënën e 11 marsit në qendër të qytetit të Fierit.

Një konflikt banal mes një grup të rinjsh bëri që Grei të merrte një goditje me thikë, e cila rezultoi fatale për të.

19-vjeçari punonte si kamerier në një pastiçeri të qytetit, teksa ndiqte një shkollë profesionale. Në vendin e ngjarjes kolegët vendosën lule dhe ndezën qirinj në përkujtim të të 19-vjeçarit.

Me lot në sy atë shprehën gjithë kujtimet që ruajnë nga Grei, si një djalë i sjellshëm dhe shumë punëtor. 

Për ngjarjen e rëndë, Policia ka arrestuar një 18-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të cilët dyshohet se kanë qëlluar me thika ndaj viktimës dhe shokët të tij, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

A2 CNN Livestream

A2 Business