Stuhia me erë të fortë dhe reshje shiu përmbyt rrugët e Durrësit

Nga Elitjona Doko
11 Mars 2024, 15:10 | Aktualitet

Reshjet me intensitet që kanë rënë përgjatë 24 orëve të fundit, kanë rikthyer të njëjtin problem në rrugët e Durrësit, atë të përmbytjeve.

Akset që lidhin lagjet e brendshme janë nën pushtetin e ujit, i cili ka arritur në disa centimetër. Më problematike paraqitet situata pranë stadiumit "Niko Dovana" ku uji ka vërshuar mbi trotuare.

Pavarësisht se hidrovorët janë duke punuar me kapacitete maksimale, mesa duket nuk e shmang edhe këtë herë fenomenin e gjithëkohshëm, atë të rrugëve të përmbytura sa herë ka prezencë të reshjeve të shiut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos