Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Orikumi e Llogoraja pa energji prej orësh, era e fortë “paralizon” Vlorën

Nga Jerola Ziaj
11 Mars 2024, 10:54 | Aktualitet

Kjo e hënë ka regjistruar një mot tejet të përkeqësuar në Vlorë.

Era fryn me shpejtësi 25 deri 35 metra në sekondë, ndërsa fuqia e dallgëve ka arritur në 7-8 ballë brenda në gji. Fuqia e dallgëve është rreth 9-10 ballë jashtë gjirit të Vlorës dhe ka arritur një lartësi 3.5 jashtë gjirit.

Era e fortë fryn me drejtim jug-juglindje dhe ka shpërndarë rërën e detit në gjithë zonën e Lungomares.

Po ashtu, ajo ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për orë të tëra në Orikum, ndërsa në Dukat e Llogora energjia mungon prej 20 orësh.

Era e fortë dhe mjegulla ka krijuar vështirësi edhe në qarkullimin e mjeteve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani