Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Forumi i gruas, Elbasan: 8 Marsi ditë reflektimi e proteste, jo festë

Nga Gazment Janku
8 Mars 2024, 15:48 | Aktualitet

Përkundër atmosferës festive që mbizotëronte dukshëm në qendër të Elbasanit, për gratë e forumit të gruas, 8 Marsi më shumë se sa një festë duhet të jetë një ditë ku duhet ngritur zëri për të drejtat e munguara ndaj gruas dhe sensibilizimit të shoqërisë e veçanërisht të të rinjve.

Për këtë arsye, forumi i gruas Elbasan ka zhvilluar një aktivitet në sheshin “Gensher”, ku kryefjala ishte respektimi i të drejtave ndaj grave.

Këtij aktiviteti i janë bashkangjitur edhe një grup grash nga Maqedonia e Veriut, të cilat gjithashtu bënë thirrje për një respekt dhe të drejta konstante ndaj gruas dhe jo vetëm në datën 8 mars.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli