Ndahet nga jeta ish-ministri i Çështjeve Sociale dhe Mundësive të barabarta në Qeverinë e Sali Berishës, Kosta Barka.
Kosta Barka ishte një politikan shqiptar i minoritetit grek dhe përfaqësoi për shumë kohë Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u dha nga deputeti i PD-së, Tritan Shehu në një postim në Facebook.
“Kosta Barka nuk është më midis nesh! Humbëm të gjithë së bashku një njeri me cilësi, karakter, vlera të veçanta. Humbëm një mik të pazëvendësueshëm. Një shtetas, deputet e ministër me ndershmëri të rrallë!
Një politikan konseguent, me principe e parime të qarta e të palëkundëshme. Një demokrat të orëve të para, simbol i qëndresës e vizionit progresiv.
Nuk e humbi vetëm Dropulli, as vetëm Gjirokastra. E humbi PD-ja e gjitha. E humbëm të gjithë! Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, të afërmve e komunitetit të tij, të gjithëve! Ta kujtojmë gjithmonë ashtu si ishte”, shkruan Shehu. (A2 Televizion)