7 Marsi Dita e Mësuesit e ka humbur kuptimin e saj në fshatin Pishë të Fierit. Shkolla që për vite me radhë gumëzhinte nga zërat e nxënësve, tashmë hesht.
Shpopullimi ka bërë që kjo shkollë tashmë të mbetet vetëm si një kujtim i së shkuarës, kur fshati kishte tjetër jetë. Ato pak banorë që kanë mbetur kujtojnë shkollën e dikurshme dhe gjallërinë që i jepnin nxënësit, jo vetëm shkollës, por edhe rrugëve të fshatit.
Ashtu sikurse të thonë, që i ka marrë malli edhe për nipërit dhe mbesat e tyre që ndodhen në emigrim.
Edhe pse fshati ndodhet pranë detit dhe i rrethuar me toka bujqësore pjellore, mungesa e vëmendjes e ka shkretuar fshatin.
Edhe ata pak banorë që kanë guxuar të investojnë diçka në fshat e kanë nxjerrë në shitje. (A2 Televizion)