Dosja “Gërdeci” vijon pyetja e dëshmitarëve, por Minxolli refuzoi

Nga A2 CNN
6 Mars 2024, 16:21 | Aktualitet

Ish-drejtori i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, Dritan Minxolli, refuzoi të dëshmonte në procesin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu në Gjykatën e Posaçme. Minxolli shfrytëzoi të drejtën për të mos dëshmuar, njëlloj siç bënë më pas edhe dy dëshmitarët e tjerë, ish-të pandehur në dosjen "Gërdeci", Sokol Ngjeçi e Besnik Dauti.

I vetmi që dëshmoi ishte Rezart Tërshana, ish-shef sektori në Drejtorinë Juridike në Ministrinë e Mbrojtjes. Si ish-anëtar i Komisionit që caktonte çmimet e municioneve për demontim, Tërshana tha se demontimi nuk ka qenë asnjëherë proces për fitim.

"Ndër vite janë shpenzuar 30-35 milionë euro të shpenzuara nga buxheti i shtetit për demontimin. Gjithmonë është shpenzuar. Ndaj çdo çmim që vinte nga kompanitë private të licencuara ishte i favorshëm për ne. Kemi qenë të lirë në marrjen e vendimeve. Asnjëherë ish-ministri Mediu nuk ka dhënë orientime, apo ndikuar. Demontimi ishte një kërkesë ligjore, në kuadër të anëtarësimit në NATO. Demontimi ishte çështje sigurie, jo çështje fitimin", tha Tërshana.

Gjatë seancës pati debate mes të pandehurit Mediu dhe një prej prokurorëve të SPAK, në lidhje me të bashkëpandehurit që nuk pranuan të japin dëshmi.

“Një i bashkëpandehur ka të drejtë të heshtë, por ka edhe të drejtë ti përgjigjet atyre pyetjeve që ai i konsideron të rëndësishme për t'ju përgjigjur”.

Në seancën e sotme ndaj ish ministrit  gjykata relatoi një letër-porosi të mbërritur nga autoritetet amerikane të drejtësisë, në lidhje me kërkesën e palës shqiptarë për pyetjen si dëshmitarë të 5 shtetasve amerikanë.

Përmes saj kërkohej drejtësia amerikane kërkonte të dinte faktet objekt akuze përtë cilën do të pyeteshin shtetasit e saj, pse janë të domosdoshëm për procesin, statusin e tyre, a pranohej pyetja përmes video konferencës dhe a do t'ju lexohen të drejtat proceduriale. Në seancën e radhës palët në proces do të paraqesin informacionin shtese të kërkuar, duke dhënë dakordësi për kryerjen e video konferencës në datën 12 maj, të paraplanifikuar nga pala amerikane.

Po ashtu, në seancën e radhës, e caktuar më 13 mars, ish-ministri do të shprehet nëse do të japë apo jo pëlqim për t'u pyetur në cilësinë e të pandehurit.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është i gatshëm për të gjetur një zgjidhje që do të normalizonte situatën në Parlament, por pret nga mazhoranca të reflektojë dukë bërë lëvizjen e parë. Në të kundërt, Gazment Bardhi pohoi se aksioni i nisur nga opozita jo vetëm që do të vijojë, por mund edhe të përshkallëzohet. Sa i përket katapultimit të tij dhe deputetëve që e mbështesin në strukturat drejtuese të Rithemelimit, kreu i grupit minimizoi debatet e brendshme duke thënë se postet që u janë caktuar janë përgjegjësi dhe jo privilegj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos