Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Gripi nuk po ikën, pranvera ul lehtë infektimet, por viruset ende në qarkullim

Nga Ornela Joti
6 Mars 2024, 15:53 | Aktualitet

Gripi nuk ka ikur, por java e parë e pranverës uli infektimet Ah1N1 dhe virozat e tjera. Kurba e sëmundshmërisë nga infeksionet respiratore ka pësuar një rënie të lehtë krahasuar me një javë më parë. Instituti i Shëndetit Publik raporton mbi 14900  të prekur  vetëm javën e fundit edhe pse shifrat reale janë më të larta pasi jo të gjithë i drejtohen qendrave shëndetësore apo urgjencave. Epidemiologët theksojnë se gripi dhe nëntipi Ah1n1 vijon të  dominojë në qarkullim ndaj Covid-19 dhe virozëve të tjera.

Karakteristikë e gripit këtë vit ishte agresiviteti i lartë i tij. Referuar edhe mjekëve specialistë gripi I këtij sezoni u shfaq me temperaturë shumë të lartë që zgjaste 1 javë deri 10 ditë, më kollë të fortë si dhe ndërlikime të rrugëve të frymëmarrjes.

Gripi nuk po ikën, pranvera ul lehtë infektimet, por viruset ende

Edhe në këtë periudhë fëmijët vijojnë të jenë grup-mosha më e prekur nga gripi por jo në pak raste mjekët konstatojnë mbivendosje të tij mëCovid-19 apo me infeksionet e tjera respiratore. Kjo situatë epidemiologjike, e ndryshme nga dy-tre vitet e fundit për shkak të morisë së viruseve në qarkullim,  vijon të shkaktojë sëmundshmërinë popullatë. Në javën e parë të marsit Gjirokastra, Kruja, Peqini, Kukësi e Mirdita raportojnë rritje të rasteve me grip. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik vijon monitorimin e situatës së fruthit në vend.

Edhe pse këtë periudhë ka një rritje të vaksinimeve tek fëmijët, 3 raste të reja janë konfirmuar me këtë sëmundje infektive vetëm javën e fundit. Nga janari deri tani janë prekur nga fruthi 34 fëmijë. Tirana kryeson në rang vendi për numrin më të lartë të fëmijëve të pavaksinuar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani