“Gërdeci”, vjen letërporosia nga Amerika, zbardhet përmbajtja e saj

Nga Armand Bajrami
6 Mars 2024, 11:54 | Aktualitet

“Gërdeci”, vjen letërporosia nga Amerika, zbardhet

Në seancën e sotme ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, gjykata relatoi një letër-porosi të mbërritur nga autoritetet amerikane të drejtësisë. Përmes saj, kërkohej informacion shtesë për kërkesën e palës shqiptare për të pyetur 5 shtetas amerikanë si dëshmitarë në gjyqin ndaj Mediut.

Drejtësia amerikane kërkonte të dinte faktet objekt akuze për të cilën do të pyeteshin shtetasit e saj, pse janë të domosdoshëm për procesin, statusin e tyre, a pranohet pyetja përmes videokonferencës dhe a do t'ju lexohen të drejtat procedurale.

Në seancën e radhës, palët në proces do të paraqesin informacionin shtese të kërkuar, duke dhënë dakordësi për kryerjen e videokonferencës në datën 12 maj, të paraplanifikuar nga pala amerikane.

Po ashtu, në seancën e radhës, e caktuar më 13 mars, ish-ministri do të shprehet nëse do të japë apo jo pëlqim për t'u pyetur në cilësinë e të pandehurit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos