Dosja "Gërdeci": Dështon pyetja e katër dëshmitarëve, shtyhet seanca ndaj Fatmir Mediut

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2024, 09:16 | Kronikë

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 6 mars seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Shkak i shtyrjes mungesa e kryesueses Irena Gjoka, e cila ishte angazhuar në një aktivitet të Gjykatës Kushtetuese. Dështimi i seancës pamundësoi pyetjen e 4 dëshmitarëve të paraqitur, mes të cilëve, Dritan Minxolli, ish-drejtor i fabrikës së Gërdecit dhe ish-ushtarakut Sokol Ngjeçi.

Ish-ministri Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”. Mediu i ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos