Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

"Po bëja shaka", shqiptari vret partneren rumune në Greqi

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2024, 12:04 | Kronikë

"Po bëja shaka", shqiptari vret partneren rumune në Greqi

Gjykata ka lënë në paraburgim 39-vjeçarin shqiptar, Gentian Mino, i cili vrau partneren rumune në Greqi. Ai ka pretenduar se e shkrepi armën gabimisht, teksa po “ngacmonte” të dashurën e tij 29-vjeçare, pasi kjo e fundit nuk ndihej mirë kur shikonte pistoletën.

Mino ka deklaruar se, mëngjesin e ngjarjes tragjike, ishin ulur të dy në dhomën në tapetin e dhomës së ndenjes përballë tavolinës, duke pirë e duke biseduar. Shqiptari ka rrëfyer se Nina pa pistoletën dhe nuk ndihej mirë dhe se 29-vjeçarja nuk e donte pistoletën në shtëpi e nuk donte ta shihte para saj.

"Po bëja shaka", shqiptari vret partneren rumune në Greqi

Sipas tij, ajo i kërkoi që t’ia hiqte nga sytë dhe shqiptari ka pretenduar se reagimi i partneres iu duk qesharak, ndaj ka vendosur ta ngacmojë edhe më shumë, siç pretendon ai, duke i drejtuar armën për të cilën mendonte se ishte në siguresë, njoftojnë mediat greke.

Por teksa 39-vjeçari bënte shaka, arma që mbante në dorë është shkrepur duke qëlluar për vdekje të renë. Ai ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën. 39-vjeçari pohon se ai dhe Nina ishin shumë të dashuruar. Ai mohon të ketë pasur sjellje abuzive ndaj saj, siç kanë raportuar disa fqinjë.

Shqiptari pranon se si çift kanë pasur disa grindje, por asnjëherë dhunë. Madje pretendon se jeta e tyre intensive seksuale ndoshta i shqetësoi disa fqinjë që u ankuan. Mësohet se miq të viktimës, po mbledhin para për transportin e trupit në Rumani, pasi prindërit nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet. Mes tyre, është edhe vetë i akuzuari për vrasjen.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani