Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

18-vjeçari në Sarandë kapet duke shitur pushkë dhe municion luftarak, policia i vë prangat

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2024, 09:34 | Kronikë

18-vjeçari në Sarandë kapet duke shitur pushkë dhe

Një 18-vjeçar është arrestuar për shkak se u kap duket shitur armë dhe municion luftarak. Bëhet fjalë për të riun L. V., banues në Sarandë.

Ndërkohë është bërë i mundur edhe arrestimi i shokut të tij, 20-vjeçarit O. Xh., 20 vjeç, si dhe nisën hetimet në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, për shkak se kishin dijeni për këtë veprimtari kriminale, por nuk kishin treguar.

Të riut iu gjetën në makinë armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do t’i shiste në qytetin e Sarandës.

"Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", u finalizua operacioni policor i koduar "Strike 7".

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Sarandë. U kap në flagrancë me armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do t’i shiste në qytetin e Sarandës, vihet në pranga 18-vjeçari.

Vihet në pranga dhe një 20-vjeçar, si dhe procedohet në gjendje të lirë për shkak të moshës një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kishin dijeni për këtë veprimtarinë kriminale. Sekuestrohen arma e zjarrit pushkë, municioni luftarak dhe motomjeti që drejtonte 18-vjeçari, në momentin e kapjes në flagrancë nga Policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Strike 7", për goditjen e një rasti në këtë fushë.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi L. V., 18 vjeç, banues në Sarandë. Gjatë kontrollit fizik ndaj 18-vjeçarit, i cili në momentin e ndalimit nga Policia udhëtonte me një motomjet, shërbimet e Policisë i gjetën 1 armë zjarri pushkë, krehër dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se ky shtetas do t’i shiste në qytetin e Sarandës.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi O. Xh., 20 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se kishin dijeni për veprimtarinë kriminale të shtetasit L. V.

Arma e zjarrit pushkë, municioni luftarak dhe motomjeti që drejtonte 18-vjeçari, në momentin e kapjes në flagrancë nga Policia, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftim. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli