Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tropojës, pasi iu gjetën në automjet dhe banesë armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike.
Në kuadër të operacionit "Dubrava", u arrestua në flagrancë shtetasi Rr. M., 29 vjeç, banues në fshatin Bujan.
Shërbimet e Policisë fillimisht ndaluan për kontroll, automjetin e Rr. M., në të cilin gjetën 1 pistoletë, municion luftarak dhe një sasi kanabis sativa.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 29-vjeçarit, u gjet një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, 3 karikatorë dhe municion luftarak.
Pistoleta, municioni, droga dhe automjeti që drejtonte 29-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. (A2 Televizion)